Ushqimet që mbrojnë shikimin tuaj NULL NULL 12.06.2017 23:00 12.06.2017 23:00 Përveç beta karotenit, vitamina dhe minerale të tjera janë të domosdoshme për shëndetin e syve. Ne sjellim 5 ushqimet që duhet të konsumoni për të mbrojtur shikimin. Të gjelbrat Perimet e gjelbërta janë të pasura me luteinë dhe zeaksantinë, antioksidues që ulin rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular dhe katarakteve. Vezët E verdha e vezës është burim kryesor i luteinës dhe zeaksanthinës, plus zink, që ndihmojnë gjithashtu në uljen e rrezikut të zhvillimit ë degjenerimit makular. Qitrot dhe manaferrat Këto fruta janë një burim i mirë i vitaminës C, lëndë ushqyese e cila mund të ulë rrezikun e zhvillimit ë degjenerimit makular dhe kataraktit. Bajamet Këto fruta të thata janë të pasura me vitaminë E, që ngadalëson degjenerimin makular. Një grusht me bajame siguron gjysmën e dozës së vitaminës E që duhet për një ditë. Peshku i yndyrshëm Peshqit tuna, salmoni, skumbri, trofta janë të pasura me DHA, një acid i yndyrshëm që gjendet tek retina, nivelet e ulëta të të cilit lidhen me sindromën e syrit të thatë.