Ushqimet për fëmijët 7-9 muajsh NULL NULL 26.02.2020 10:30 26.02.2020 10:30 Për një fëmijë të moshës shtatë deri në nëntë muajsh ju mund të filloni të bëni pure pak më të trasha me më shumë përbërës. Mos harroni të futni përbërës të rinj herë pas here dhe të kombinoni ushqimet të cilat e dini që nuk i bëjnë alergji fëmijës suaj. Ju gjithashtu mund të shtoni mish dhe proteina të tjera në këtë fazë, ose edhe më herët nëse pediatri juaj është dakord. Pure kungulli Kjo është një recetë e lehtë dhe sezonale, dhe përmban beta karoten, kalium dhe hekur. Grini një sasi të madhe dhe ruajeni në porcione një-she në akull, në mënyrë që ta keni për më vonë. Pure me spinaq dhe me patate të ëmbël të bardhë Ky kombinim i thjeshtë i spinaqit me pataten e ëmbël i jep fëmijës një dozë të shëndetshme me kalcium, hekur, vitaminë A dhe acid folik. Për më tepër patatja e ëmbël është një mënyrë e mirë për t’i filluar fëmijës zarzavatet. Pure me perime dhe peshk Patate, karrota, bizele dhe peshku përbëjnë një kombinim të shijshëm që është gati për t’u ngrënë në më pak se 8 minuta. Avokado dhe banane Këto dy ushqime të mrekullueshme janë shumë ushqyese: Avokado përmban yndyra të mira dhe fibra dhe bananet përmbajnë kalium dhe vitaminë C. Bananet gjithashtu shtojnë pak ëmbëlsi duke i dhënë shije puresë së avokados. Harrojeni sheqerin dhe jepini fëmijës ushqime që kanë ëmbëlsinë natyrale, shkruan pernenat.al, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Eksperti i syve zbulon arsyet se pse duhet të mbani syze dielli sa herë që dilni jashtë 2 days