Ushqimet nga të cilat mund të helmoheni NULL NULL 11.11.2015 09:54 11.11.2015 09:54 Helmimi nga ushqimi është një përvojë e rrezikshme, është tejet e vështirë të dish nëse ushqimi juaj është i sigurt për konsumim sepse problemet e tilla janë të rralla. Mirëpo të dini se nga cilat ushqime mund të helmoheni lehtësisht, është një gjë shumë e mirë. Bëhuni të vëmendshëm me këto lloje të ushqimeve, por asesi mos i largoni nga dieta juaj pasiqë janë tejet të shëndetshme. Vezët Vezët lidhen me salmonellën, bakteria mund të jetë veçmë brenda vezës andaj nevojitet përgatitje adekuate që të shkatërrojë mikrobet. Ushqime detare Mikrobe sikurse Kampilobakterja dhe Salmonella mund të ndodhen në molusk dhe gojë perle, si dhe të kenë rrezik të kontaminimit nga Vibrios, një baktere që ndodhet natyrshëm në ujërat oqeanike. Mund të sëmureni me ngërçe, diarre, vjellje dhe ethe. Të parandaloni kontaminimin duhet të përgatisni ushqimet e detit në temperaturë prej 145 gradëve. Perimet me gjethe të gjelbra E dimë se perimet si marulet, spinaqi, lakra janë të preferuarat tona për salata, mirëpo janë edhe shkaktarët më të mëdhenj të sëmundjeve që nga viti 1990. Që të evitoni sëmundjet, duhet ti lani dhe ti trajtoni me kujdes dhe me njohuri, si dhe ti lani mirë duart dhe të përdorni dërrasa të ndryshme kur ti grimconi. Prodhimet qumështore Prodhimet qumështore mund të jenë shkaku i një të tretave të infeksioneve nga Kampilobakterja, gjë që mund të ju shkaktojë ethe, diarre dhe ngërçe në stomak. Shumica e baktereve zhduken me pasterizim. Sigurohuni që qumështin dhe prodhimet e tij ti mbani në frigorifer në temperatura të mjaftueshme. Patatet Patatet që nuk përgatiten mirë mund të jenë burim i sëmundjeve, mirëpo bëhuni ekstra të kujdesshëm me sallatën prej patateve. /femra.net/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.