Ursula von der Leyen nesër do të takohet me Osmanin dhe Kurtin NULL NULL 28.09.2021 17:51 28.09.2021 17:51 BRUSSELS, BELGIUM - JANUARY 21: President of the European Commission, Ursula von der Leyen is talking to media at the end of a video conference meeting of the members of the European Council focused on the Covid-19 pandemic in the Justus Lipsius building, the EU Council headquarter, on January 21, 2021, in Brussels, Belgium. (Photo by Thierry Monasse/Getty Images) Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të jetë për vizitë në Kosovë të mërkurën, si pjesë e vizitës rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë vizitës, presidentja e KE-së do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti, njofton Klan Kosova. Presidentja von der Leyen do ta vizitojë edhe kopshtin ‘Cicërimat’ në Prishtinë, i cili është ndërtuar me fondet e BE-së. Investimi i përgjithshëm i BE-së në sektorin e arsimit në Kosovë që nga viti 2007 arrin në rreth 85 milionë euro. Agjenda e konfirmuar nga BE-ja: E Mërkurë, 29 Shtator 2021 09.00 Takimi me Presidenten Vjosa Osmani Vendmbajtja: Krahu i Presidentes, Kuvendi i Kosovës (mundësi fotografimi para takimit) 10.00 Takimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti Vendmbajtja: Zyra e Kryeministrit (mundësi fotografimi jashtë ndërtesës) 11.00 Vizita në Kopshtin ‘Cicërimat’, konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Kurti Vendmbajtja: Kopshti i fëmijëve ‘Cicërimat’, Kalabri *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë