Urimi special i Anwar për ditëlindjen e Dua: Gëzuar ditëlindjen vajza e ëndrrave të mia NULL NULL 22.08.2021 20:37 22.08.2021 20:37 Këngëtarja me famë botërore që me origjinë është nga Prishtina, Dua Lipa sot feston ditëlindjen. Ajo i mbushi 26 vjet. E për ditëlindje ajo mori shumë urime nga miqtë, familjarët dhe kolegët e saj. Por urimi më i veçantë dhe më i spikatur nga të gjithë është ai i partnerit të saj Anwar Hadid, njofton Klankosova.tv. Modeli Anwar Hadid përmes një fotografie të Dua Lipa-s të shpërndarë në InstaStory ka shprehur dashurinë e madhe që ka për të. “Gëzuar ditëlindjen vajza e ëndrrave të mia, të dua përgjithmonë”, ka shkruar Hadid në mbishkrimin e fotografisë. Çifti janë së bashku që nga vera e vitit 2019, madje atë vit në gusht modeli amerikan ka qenë i pranishëm në Prishtinë në “Sunny Hill”. I dashuri i Duas, Anwar me moshë është katër vjet më i vogël se këngëtarja.