Urimi përmallues i një nëne për fëmijët e klasës së parë dhe mësuesen e tyre, në ditën e Abetares NULL NULL 16.06.2021 14:27 16.06.2021 14:27 Në disa shkolla të Kosovës sot është mbajtur e kremtuar Festa e Abetares. Kjo është një ngjarje që bëhet në fund të vitit shkollor dhe ka shumë rëndësi për nxënësit e klasave të para, pasi ata konsiderohet ta kenë përfunduar në mënyrë komplete mësimin e shkronjave të gjuhës amtare shqipe. Fëmijët janë ata që në radhë të parë duhet uruar për këtë të arritur të madhe në jetën e tyre, ndonëse ajo është qysh në fillet e saj. Sigurisht, përgëzime jepen edhe për mësimdhënësit, që për një vit shkollor ia dedikojnë veten kauzës së edukimit të fëmijëve, që nis me të mësuarit e kënduarit e shkronjave shqipe. Prindërit, sigurisht që gëzohen kur fëmijët e tyre e kompletojnë Abetaren. Ata u dëshirojnë të vegjëlve të tyre çdo të mirë në jetë, ndërsa urojnë edhe mësuesit që u morën me nxënësit për një vit. Një urim emocionues ka bërë edhe një nënë, që ka fëmijën e saj në një shkollë të Prishtinës. Atë mund ta lexoni më poshtë: Ndërsa fëmija ynë rritet, ajo ka mësuar një mësim të rëndësishëm për jetën. Nga klasa juaj, ajo ka mësuar se sa e rëndësishme është të mësuarit dhe sa shumë ajo dëshiron të mësojë gjëra të reja. Kjo aftësi do të vazhdojë gjatë gjithë jetës, pra të mësuarit dhe edukimi. Ju keni inkurajuar dhe mbështetur fëmijët tanë në shumë mënyra. Nëpërmjet punës suaj të vështirë, fëmija ynë është duke shkuar në klasën e ardhshme me kaq shumë histori të mahnitshme për të treguar. Faleminderit për plotësimin e çdo dite shkollore me entuziazëm, argëtim dhe dashuri . Ju jemi mirenjohes gjate gjithe jetes mesuesja …. Gezuar festen e Abetares nxënes te dashur . Sot hodhet nje hap te madh… ju sot dini te shkruani dhe te lexoni ne gjuhen tone te bukur shqipe . Nga sot ju nisni rrugetimin e veshtire e te bukur te dijes . Urime dhe suksese per te gjithe ju *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 23/06/2025
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 23/06/2025