Urimi i Hillary Clinton për Bill-in NULL NULL 20.08.2015 12:20 20.08.2015 12:20 Hillary Clinton është në mesin e një fushate të zjarrtë parazgjedhore, por ka gjetur kohë që ta urojë bashkëshortin e saj Bill Clinton për ditëlindjen e 69-të. Kandidatja për presidente, e ka postuar në profilin e saj në instagram një fotografi të vjetër të çiftit Clinton, në atë kohë të ri, transmeton Klan Kosova. Në fotografinë bardh e zi Hillary ka shkruar: “Duartrokitje që t’i urojmë këtij çuni ditëlindjen”, është shkruar në fotografinë e çiftit, të cilët po e shihnin njëri tjetrin në sy me buzëqeshje. Nuk është bërë e ditur se kur dhe ku është bërë fotografia, por pamja e Bill Clinton me flokët e shthurura dhe me një pallto të gjerë, të jep përshtypjen se është realizuar gjatë viteve të 70-ta. Hillary Clinton, tani 67 vjeçare, po të njëjtën fotografi e ka postuar edhe në profilin e saj në Facebook, me përshkrimin “Gëzuar ditëlindjen për këtë djalosh”.