Urdhri i Trump për myslimanët ndal në aeroport edhe djalin e Muhammad Ali NULL NULL 25.02.2017 10:08 25.02.2017 10:08 Djali i legjendës së boksit, Muhammad Ali, është ndalur nga stafi i imigracionit në aeroportin e Floridës, duke u pyetur disa herë nëse është mysliman. Muhammad Ali i Riu dhe nëna e tij Khalilah Camacho-Ali, janë ndalur sapo kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar Fort Lauderdale-Hollyëood, duke u kthyer nga Xhamajka, trasmeton Klan Kosova. Avokati Chris Mancini ka thënë se zyrtarët e aeroportit e kanë marrë në pyetje Ali për rreth dy orë, duke i shtruar pyetje si: “Kush ta la këtë emër?”, dhe “A je mysliman?” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.