Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Urdhërarrest për King/Princ Valentino Corleonen

NULL NULL
28.06.2016 15:15

Trupi gjykues miratoi kërkesën e prokurorit që ndaj të pandehurit, Princ Valentino Corleone, të lëshohet urdhër-arrest meqë edhe në seancat e kaluara ka munguar me arsyetimin se gjendej në Itali, diçka që nuk e ka dëshmuar me prova, njofton KALLXO.com.

Ndonëse ishte ftuar me ftesë të rregullt nga Gjykata në Gjilan, në seancën e sotme nuk është paraqitur as i akuzuari Princ Valentino Corleone as mbrojtësi i tij, Sherif Sherifi.

Për këtë arsye, prokurori Arben Kadriu kërkoi nga kryetari i trupit gjykues, Naser Maliqi, që ndaj të akuzuarit të lëshohet urdhër-arrest për shkak se ai edhe më parë nuk është paraqitur në gjykatë me arsyetimin se gjendet në Itali.

Me aktvendim u aprovua propozimi i prokurorit ngase në rastet kur Corleone nuk është paraqitur në gjykatë nuk ka dëshmuar me prova se vërtetë gjendet jashtë shtetit.

Ndërsa, në seancë ishte prezent i akuzuari tjetër, Gent Qamili, i cili akuzohet se në bashkëveprim me Princ Valentino Corleonen kanë kryer veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajta në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në KALLXO.com. 

 

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.