UP akoma në grevë NULL NULL 06/05/2015 06/05/2015 Punëtorët e administratës në Universitetin e Prishtinës kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë grevën të paktën deri nesër. “Në takimin e djeshëm me nënkryetarin e Këshillit Drejtues të UP-së , Leon Malazogu dhe sekretarin e UP-së na është premtuar se me 7 maj do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme ku do të shqyrtohet çështja e Kontratës Kolektive”, thuhet në komunikatën e sindikatës së këtyre grevistëve. Sipas kësaj komunikate, grevistët sot janë takuar me Rektorin Ramadan Zejnullahu nga i cili kanë marrë premtime që maksimalisht do të angazhohet për realizimin e kërkesave të grevistëve. “Pra greva vazhdon deri në vendimin e Këshillit Drejtues që do të mbahet nesër”, thuhet në këtë njoftim. Këshilli Qendror Grevist do të vendosë për rrjedhën e ardhshme pas vendimit të dalë nga Këshilli Drejtues i UP-së.
Kosova Vepra artistike e gazetarit të Klan Kosovës, pasuron fondin publik të artit në Kosovë 25 minuta më parë
Shëndet Ekzaminimet e syve mund të ndihmojnë në identifikim për rrezik të demencës te të moshuarit 40 minuta më parë