Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

UNRWA: Të paktën dy fëmijë në Gaza kanë vdekur për shkak të temperaturave të larta

NULL NULL
28.04.2024 17:54
Ndërtesa e UNRWA-së, Janar 2023. Foto: Getty Images
Ndërtesa e UNRWA-së, Janar 2023. Foto: Getty Images

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA ka bërë të ditur se ka marrë raporte se temperaturat në rritje në Gaza kanë çuar në vdekjen e të paktën dy fëmijëve.

Kjo agjenci tha se janë fëmijët ata që më së shumti, po paguajnë nga kjo luftë, duke kërkuar sërish armëpushim.

“Me rritjen e temperaturës, kushtet e jetës në Gaza përkeqësohen. Fëmijët paguajnë tarifën më të lartë. Ne kemi nevojë për një armëpushim tani”, thuhet në postimin e UNRWA-së në “X”.

 

lajme të ngjashme