UNRWA konfirmon vrasjen e një punonjësi të saj në Bregun Perëndimor NULL NULL 13.09.2024 16:37 13.09.2024 16:37 Ndërtesa e UNRWA-së, Janar 2023. Foto: Getty Images UNRWA ka konfirmuar se është vrarë një punonjës i saj në Bregun Perëndimor. “Ai u qëllua për vdekje në çatinë e shtëpisë së tij nga një snajper në veri të territorit”, ka thënë agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë në “X”. UNRWA përmes këtij shkrimi tha se kjo shënon herën e parë që një anëtar i stafit të UNRWA-s vritet në Bregun Perëndimor në më shumë se 10 vjet.