Universitetit të Harvardit i kërkohet ta largojë titullin “master” NULL NULL 25.02.2016 20:11 25.02.2016 20:11 Universiteti i Harvardit në ShBA do të largojë titullin “master” nga titujt akademik pas protestave të studentëve të cilët pretendojnë se ky titull ka gjurmë të skllavërsië. Tani dhoma e masterëve në sallat e banimit në këtë universitet do të njohet si “fakulteti i dekanëve”, transmeton Klan Kosova. Kampuset në ShBA janë ballafaquar me një sërë protesta mbi akuzat për racizëm. Harvardi nuk është pajtuar se përdorimi i fjalës “master”, ka lidhje me skllavërinë, mirëpo ka pranuar thirrjen e shumë veprimtarëve për ta ndryshuar emrin. Nga kjo do të ndryshohen titujt e 24 anëtarëve të stafit – mirëpo nuk do të ndikojë që titulli “master” të përdoret në nivelin e studimeve. Akademikët e Harvardit kanë thënë se fjala “master” rrjedh nga termi latin “magister” – si një formë e adresimit për dijetarët dhe mësuesit. Por protestuesit kanë argumentuar se pavarësisht origjinës së këtij termi, kjo fjalë tani ka lidhje me skllavërinë.