Universiteti i Prizrenit: Alishani rektor, akuzohet për lidhje me VV-në (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 22.05.2023 21:01 nga Qendresa Bellagoshi 22.05.2023 21:01 Mentor Alishani është zgjedhur rektor i Universitetit të Prizrenit ”Ukshin Hoti”. Me të gjitha votat për të, ai i mundi 5 kandidatë të tjerë, meqë i 6-ti u tërhoq nga gara në ditën e intervistimit. Përzgjedhja e tij nga aktivistët po pretendohet se erdhi falë lidhjeve të tij politke me Lëvizjen Vetëvendosje dhe një takimi që supozohet të ketë ndodhur pas shpalljes së konkursit mes tij, ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e asambleistes së LVV-së në Prizren, njëkohësisht motrës së tij, Dafina Alishani. Një takim të tillë e mohuan në Ministrinë e Arsimit, ku deklarohen se Nagavci asnjherë nuk e ka takuar rektorin e sapozgjedhur, e ky institucion në asnjë formë nuk ka ndikuar në përzgjedhjen e tij. Se mori pozitën me përkrahje politike e mohon edhe tashmë rektori Alishani, i cili thotë se nuk ka qenë i përfshirë asnjëherë në politikë. Po ashtu nga Këshilli Drejtues, thonë se nuk kanë pasur presion apo sugjerim për ta përzgjedhur Alishanin, ani pse të gjithë anëtarët i dhanë votë atij. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 34 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 41 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day