Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Universiteti i Kentakit dërgon gabimisht email me 500 mijë pranime

NULL NULL
20.04.2021 18:12

Universiteti i Kentakit gabimisht u dërgoi email pranimi 500 mijë nxënësve të shkollës së mesme, për një program që zakonisht pranon rreth 36 studentë në vit.

Por, pas më pak se 24 orë, shkolla e dërgoi edhe një email tjetër dhe kërkoi falje për gabimin, duke thënë se ishte një problem teknik.

“Vetëm një pjesë e vogël e atyre që ishin në listë ishin pranuar”

“Shumica dërrmuese nuk kishin shprehur as interesim për atë program, por sidoqoftë ne pendohemi për gabimin e bërë”, tha zëdhënësi, Jay Blanton.

Shumë student thanë se ata kurrë nuk aplikuan aty dhe madje as nuk e kanë vizituar ndonjëherë faqen e internetit të këtij universiteti.

 

lajme të ngjashme