Universiteti amerikan mbështet ME në zbatimin e strategjisë së energjisë NULL NULL 13.03.2023 10:00 13.03.2023 10:00 Ministria e Ekonomisë dhe Universiteti “Columbia” në Nju Jork nënshkruan mëngjesin e sotëm memorandum të bashkëpunimit. Përmes këtij bashkëpunimi, universiteti amerikan do të mbështesë Ministrinë e Ekonomisë drejt zbatimit të suksesshëm të strategjisë së energjisë, e cila tashmë është miratuar edhe në Kuvend, përmes përgatitjes së studimeve e hulumtimeve akademike. Ceremonia e nënshkrimit të memorandumit është mbajtur në ndërtesën qeveritare ndërsa përfaqësuesit e universitetit u pritën nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.