Unitedi bindshëm drejt çerekfinales, Juventusi e Sevilla korrin po ashtu fitore NULL NULL 09.03.2023 23:05 09.03.2023 23:05 Manchester United e ka mposhtur me rezultat 4-1 Real Betisin, duke krijuar mundësi të mirë për kalimin në çerekfinalen e Europa Leagues, me ndeshjen kthyese që luhet në Spanjë. Juventusi po ashtu mposhti Freiburgun, por me rezultat minimal, 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Di Maria. Sevilla mposhti Fenerbahçen 2-0, me golat e shënuar në pjesë të dytë nga Jordan dhe Lamela. Ndërkohë, barazimi i vetëm erdhi nga ndeshja Shakhtar Donetsk dhe Feynoordit, 1-1. Rakitskiy shënoi për Shakhtarin, ndërsa Bullaude për Feyenoordin. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Matip i pafat, shënon autogol në minutat shtesë të takimit për t’i dhënë fitoren Tottenhamit 30/09/2023