United e fiton trofeun e parë nën drejtimin e Ten Hag NULL NULL 26.02.2023 19:30 26.02.2023 19:30 Manchester United ka shënuar fitore ndaj Newcastle United, me rezultat 2-0, në finale të Carabao Cup. Serinë e golave e nisi Casemiro në minutën e 33’, pas një asistimi nga Luke Shaw. United shënoi edhe njëherë me anë të Sven Botman, i cili realizoi autogol në minutën e 39’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Newcastle u mundua që të rikthehet në lojë, por pa arritur dot. Kështu ndeshja në fund përfundoi në favor të Unitedit. Djajtë e Kuq e fitojnë këtë trofe për herë të gjashtë në histori të klubit. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.