UNICEF i bën thirrje botës që të dërgojnë ndihma në Indi NULL NULL 03.05.2021 22:37 03.05.2021 22:37 UNICEF ka dërguar furnizime në Indi por ato nuk janë të mjaftueshme, tha Drejtoresha Ekzekutive, Henrietta Fore. “Ne po i bëjmë thirrje botës për të na ndihmuar”, tha ajo, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova “Dhe pastaj, për shkak se India është një komponent kaq i madh i prodhimit të vaksinave në zinxhirin e furnizimit në botë, ne duhet ta rimarrim Indinë në biznesin e bërjes së vaksinave për botën”. Fore u bëri thirrje vendeve të heqin kufizimet e importit dhe eksportit në lidhje me vaksinat, të mbështesin aftësinë për të prodhuar vaksina në vende të tjera dhe të marrin në konsideratë licencimin e disa teknologjive të prodhimit. India aktualisht po përballet me një rritje ekstreme të rasteve të reja me COVID-19 teksa po përballet edhe me mungesat e furnizimeve themelore mjekësore si oksigjeni dhe ventilatorët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.