Ulutash takon ambasadorët evropianë dhe shefin e EULEX-it, diskutojnë disa çështje rreth sigurisë NULL NULL 22.02.2024 08:52 22.02.2024 08:52 Ozkan Ulutas, komandant i KFOR-it Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka zhvilluar takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadorët e vendeve të BE-së dhe shefin e misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano. Ata kanë shkëmbyer pikëpamjet për një sërë temash, përfshirë aktivitetet e KFOR-it, bashkëpunimin me policinë dhe EULEX-in dhe përpjekjet e sigurisë në mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi, transmeton KlanKosova.tv. “Gjeneralmajori Ulutas ka theksuar angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare, për të mirën afatgjatë të sigurisë anembanë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në kumtesë. KFOR-I thekson se është duke përmbushur mandatin e vet për ambient të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova NATO, central me gaz dhe amnisti fiskale - Premtimet kryesore të Ramush Haradinajt (VIDEO) 58 minuta më parë
Kosova Shkak i kushteve atmosferike, LDK-ja e shtyn prezantimin e projektit për Qendren e Skijimit në Brezovicë 14 orë më parë