Ulutash pret në takim ambasadorin Whitaker, vlerësohet kontributi i ShBA-së në KFOR NULL NULL 21.04.2026 16:12 21.04.2026 16:12 Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, e ka pritur në takim ambasadorin amerikan në NATO Matthew Whitaker. Në këtë takim bëhet e ditur se Ulutash, e ka paraqitur situatën e sigurisë në rajon duke theksuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, transmeton Klankosova.tv. ‘’Në këtë kontekst, Gjeneral Major Ulutash shprehu vlerësimin e tij për kontributin e gjatë dhe të çmuar të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO’’, thuhet në njoftim.