Ultrasit e Spartës shpalosin hartën e Kosovës me flamurin serb, burim i problemit dyshohet se është Birmançeviqi NULL NULL 03.11.2024 22:23 03.11.2024 22:23 Ultrasit e Spartës shpalosin hartën e Kosovës me flamurin serb, burim i problemit dyshohet se është Birmançeviqi Tifozët Ultras të Spartës së Pragës bënë një gjest aspak të mirë. Ata gjatë ndeshjes me Banik Ostravën, shfaqën disa banerë ku ishte harta e Kosovës me flamurin e Serbisë. E lidhur me këtë skandal, ka folur trajneri i njohur i futsallit Beni Simitçiu, i cili që disa kohë jeton dhe vepron në Pragë. Ai në emisionin Sports Show në Klan Kosova deklaroi se burim i këtij problemi dyshohet se është futbollisti serb i kësaj skuadre, Velko Birmançeviq. Simitçiu tha se ne rastin e transferimit të Rrahmanit dhe Krasniqit në Spartë, Birmançviq është ‘çmendur’. “Për Birmançeviqin, i cili e ka fituar çmimin si futbollisti më i mirë në vitin e kaluar nuk është një pozitë e lehtë. Me djemtë tanë futbollistët e Spartës janë shumë të kënaqur, kanë edhe një kimi dhe simpati të madhe”, tha ai në Klan Kosova. Për skuadrën çeke luajnë gjithsejt katër shqiptarë, dy nga Kosova dhe dy nga Shqipëria: Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci. Lidhur me rastin, më herët ka reaguar sulmuesi i kombëtarës së Kosovës Albion Rrahmani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.