Ulen pak temperaturat maksimale NULL NULL 27.06.2025 22:44 27.06.2025 22:44 Foto ilustruese / AP Gjatë ditëve të fundit, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, territori ynë ishte përfshirë nga një valë e të nxehtit me temperatura maksimale ditore që janë luhatur ndërmjet 29-39 gradë Celsius. IHMK thotë se kjo situatë meteorologjike është karakterizuar nga masat ajrore të nxehta, të cilat kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të temperaturave mbi vlerat e mesatareve për këtë periudhë të vitit. Por, sipas parashikimeve sinoptike, gjatë fundjavës pritet një ndryshim i theksuar i kushteve atmosferike, i cili do të shoqërohet me një rënie të ndjeshme të temperaturave maksimale. “Ky ndryshim lidhet me depërtimin e masave ajrore më të freskëta nga veriu dhe veriperëndimi i kontinentit, të cilat do të ndikojnë në stabilizimin gradual të motit”, thotë IHMK-ja. Instituti thotë se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29radë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s”. “Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimi me shpejtësi 1-4m/s”, tha IHMK-ja. Me gjithë uljen e temperaturave maksimale këtë fundjavë, instituti thotë se indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillat e IKSHP-së mbeten në fuqi edhe për ditët e ardhshme. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 27/06/2025