UKZ merr pjesë në tryezën e rrumbullakët në Korçë NULL NULL 28.09.2020 17:56 28.09.2020 17:56 Nga data 27 deri më 29 në Korçë po qëndron një delegacion i Universitetit “Kadri Zeka”, që po merr pjesë në tryezën e rrumbullakët. Delegacioni i UKZ-së përbehet nga Rektori Bajram Kosumi, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka, Selim Daku dhe zyrtarja për Marrëdhënie me Jashtë, Luljete Berisha, njofton Klan Kosova. Kjo tryezë po zhvillohet në kuadër të projektit QUADIC, i cili ka për qëllim të sigurojë përmirësimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri, duke ndërtuar kapacitete institucionale për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe është i financuar nga ERASAMUS+. “Në këtë tryezë janë duke u trajtuar tema si: analizë e situatës aktuale në lidhje me kapacitetet e Shkrimit të Projekteve në IAL partnere, situata në lidhje me cilësinë në marrëdhëniet ndërkombëtare, sigurimin e brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë, sfidat dhe perspektivat në arsimin e lartë të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe hapat që duhet të ndërmerren në mënyrë që kjo situatë të përmirësohet”, njofton Universiteti “Kadri Zeka” përcjell Klan Kosova. Shumica nga pjesëmarrësit e projektit po ndjekin drejtpërdrejtë këtë tryezë, ndërsa pjesa më e madhe në mënyrë virtuale nga platformat online. ”Pjesëtarë të kësaj tryeze janë përfaqësuesit e ministrive të arsimit në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe universitetet pjesëmarrëse të projektit QUADIC, si: Universiteti “Kadri Zeka”, i cili njëherësh është koordinator i projektit, “International Business College Mitrovica”, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, Universiteti “Ukshin Hoti”, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universiteti “Cote D’Azur”, Universiteti Teknik i Sofias, Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, Universiteti i Ljubljanës, Kolegji Heimerer, Universiteti “Haxhi Zeka”, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, European University of Tirana, Kolegji UBT, Universiteti “Fan Noli”, Universiteti i Gjirokastrës “Eqrem Çabej”, University for Foreigners of Perugia, si dhe Ministria e Edukimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.