Ukrainës i sugjerohet që SHBA-së t’ia jap 50% të pronësisë së mineraleve të rralla NULL NULL 15.02.2025 07:13 15.02.2025 07:13 Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës Administrata Trump i ka sugjeruar Ukrainës që Shteteve të Bashkuara t’i jepet 50% e pronësisë së mineraleve të tokës së rrallë të vendit dhe sinjalizoi një hapje për vendosjen e trupave amerikane atje për t’i mbrojtur nëse ka një marrëveshje me Rusinë për t’i dhënë fund luftës, sipas katër zyrtarëve amerikanë. Në vend që të paguajë për mineralet, marrëveshja e pronësisë do të ishte një mënyrë që Ukraina të rimbursonte SHBA-në për miliarda dollarë në armë dhe të mbështeste Kievin që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, thanë dy nga zyrtarët për NBC News, transmeton Klankosova.tv. Sekretari i Thesarit, Scott Bessent i paraqiti propozimin që SHBA të zotërojë gjysmën e mineraleve të tokës së rrallë të Ukrainës, presidentit Volodymyr Zelensky në një projekt-kontratë që ai solli në takimin e tyre të mërkurën në Kiev, sipas tetë zyrtarëve amerikanë të informuar për takimin. Pas atij takimi, Bessent tha se drafti i një marrëveshjeje SHBA-Ukrainë për mineralet e tokës së rrallë pasqyronte qëllimin e presidentit, por ai nuk dha detaje të asaj që kishte propozuar administrata.