Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ukrainë, dhjetë civilë të vrarë në rajonin e Donetskut

NULL NULL
18.05.2022 23:34

Të paktën 10 civilë, duke përfshirë dy fëmijë, u vranë nga forcat ruse në rajonin e Donetsk të mërkurën, tha guvernatori në një postim në Telegram.

Pavlo Kyrylenko tha se shtatë persona të tjerë ishin plagosur, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Donetsk është në rajonin lindor të Donbasit, ku forcat ruse po i përqendrojnë aktualisht përpjekjet e tyre.

Një pjesë e rajonit është kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.