Ukraina thotë se Rusia ekzekutoi pesë robër lufte NULL NULL 22.12.2024 19:46 22.12.2024 19:46 Foto ilustruese: Ushtarë ukrainas Forcat ruse ekzekutuan pesë robër lufte ukrainas, tha të dielën Komisioneri Parlamentar i Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Dmytro Lubinets. Ai tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se trupat ruse qëlluan pesë ushtarët e paarmatosur pasi i kapën. Lubinets nuk dha detaje, por këtë fakt do ta raportojë në OKB. “Kriminelët rusë të luftës që qëllojnë të burgosurit e luftës ukrainas duhet të sillen para një gjykate ndërkombëtare dhe të ndëshkohen me dënimin më të rëndë të parashikuar nga ligji”. Rusia nuk e komentoi menjëherë incidentin, por më parë ka mohuar kryerjen e krimeve të luftës, shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Belgjika njofton për kontrolle kufitare në kuadër të masave të ashpra kundër migracionit 5 minuta më parë
Kosova Elezi: Ideja e dy urave në Mitrovicë, justifikim për moshapjen e urës së deritanishme (VIDEO) 21 minuta më parë