Ukraina: Sulmet ruse kanë shenja të gjenocidit NULL NULL 02.04.2024 13:42 02.04.2024 13:42 Foto nga arkiva e Buchas. Foto: AP Kryeprokurori i Ukrainës, Andriy Kostin thotë se krimet ruse, duke përfshirë vrasjet në Bucha, tregojnë një model të, siç u shpreh ai, “sjelljes gjenocidale” që duhet gjykuar. “Prokurorët në Ukrainë kanë gjykuar dhe dënuar 25 rusë për krime lufte në rajonin e Kievit”, tha Kostin për agjencinë e lajmeve Reuters, transmeton Klankosova.tv. Kostin tha se hetimet kanë forcuar çështjen ndërkombëtare për gjenocidin, me urdhër-arrestet në Gjykatën Ndërkombëtare Penale që mbështesin krimet e luftës dhe krimet më të përhapura kundër njerëzimit. Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur se trupat e saj kanë kryer krime lufte në Ukrainë dhe tha se disa ngjarje, si vrasja e civilëve ukrainas në Bucha, ishin inskenuar.