Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ukraina “shkatërron” urën në Kursk të Rusisë – “vështirësohet” evakuimi

NULL NULL
16.08.2024 18:14
Ura pranë qytetit të Glushkovës në Rusi është shkatërruar
Arkiv: Ura pranë qytetit të Glushkovës në Rusi është shkatërruar

Ukraina ka shkatërruar një urë mbi një lumë në rajonin Kursk të Rusisë, ka raportuar agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Ura, e cila kalon lumin Seym, lidh zonat e Kurskut që ende kontrollohen nga Rusia dhe zonat ku Kievi ka bërë përparime.

Shkatërrimi i tij ka bërë evakuimin e civilëve më të vështirë, raportoi TASS, duke cituar zyrtarë rusë të sigurisë.

Një evakuim masiv është duke u zhvilluar aktualisht në lagjen Glushkov në rajon, ku jetojnë rreth 20 mijë njerëz.

Më herët gjatë ditës së sotme nisën të dilnin raporte se ura ishte dëmtuar pjesërisht nga një sulm, shkruan Sky News, përcjell Klankosova.tv.

lajme të ngjashme