Ukraina rrit prodhimin e raketave NULL NULL 04.12.2024 16:50 04.12.2024 16:50 Foto nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës. Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë se Ukraina po rrit prodhimin e saj të raketave. Kievi u ka bërë thirrje vazhdimisht aleatëve evropianë që të rrisin shpenzimet dhe të ofrojnë më shumë armë, në mënyrë që të mund të furnizojë trupat e tij në vijën e frontit, të cilët janë përballur shpesh me mungesa gjatë luftimeve. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha sot se po rrit prodhimin e raketave të saj të lundrimit R-360, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv. “Ukraina ka rritur prodhimin serik të raketave të lundrimit R-360. Raketat e modifikuara tani janë në gjendje të godasin objektiva në distanca më të gjata”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj ministrie. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Neglizhenca e punimeve në Tokbashqe, qytetari ankohet për vështirësi në vendkalim (FOTO) 24/06/2025