Ukraina po heton afër 26 mijë krime të dyshuara lufte NULL NULL 07.08.2022 17:01 07.08.2022 17:01 Kryeprokurori i Ukrainës për krimet e luftës ka thënë se janë duke u hetuar 26 mijë krime të dyshuara lufte dhe 135 persona janë akuzuar. Nga të akuzuarit, rreth 15 janë në paraburgim ukrainas dhe 120 të tjerët thuhet se janë të lirë. Juriy Bilousov, kreu i departamentit të krimeve të luftës në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, tha se 13 raste janë dorëzuar në gjykata dhe janë dhënë shtatë vendime, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv. “Ndonjëherë na kanë pyetur pse ndjekim penalisht oficerë të tillë, të rangut të ulët? Sepse ata janë fizikisht këtu, e nëse gjeneralët do të ishin fizikisht këtu dhe ne do të ishim në gjendje t’i kapnim ata, ne patjetër do t’i ndiqnim penalisht gjeneralët”, ka thënë tutje Bilousov. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Udhëtarët shqiptarë u bllokuan në Aeroportin e Beogradit: "Ne po vdesim këtu" (VIDEO) 18 minuta më parë