Ukraina nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Irlandën NULL NULL 04.09.2024 15:54 04.09.2024 15:54 Foto: Reuters Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunim me kryeministrin irlandez, Simon Harris në Kiev. Zelensky i ka shprehur mirënjohen e tij Irlandës pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Ai njoftoi edhe se marrëveshja ndër të tjera përfshin punën për sigurinë kibernetike. Ndërkaq, Harris ka bërë të ditur gjithashtu se Irlanda do të sigurojë një paketë financimi prej 43 milion euro për Ukrainën.