Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ukraina kërkon të evakuojë rajonin lindor të Donetskut para dimrit

NULL NULL
11.08.2022 21:08

Ukraina po synon të evakuojë dy të tretat e banorëve nga zonat që kontrollon në rajonin lindor të fushëbetejës së Donetskut para dimrit.

Kjo nga shqetësimi se njerëzit nuk do të jenë në gjendje të qëndrojnë ngrohtë mes infrastrukturës së dëmtuar nga lufta, tha zëvendëskryeministrja, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Qeveria planifikon të evakuojë rreth 220 mijë njerëz nga rreth 350 mijë duke përfshirë 52 mijë fëmijë, tha Iryna Vereshchuk në një konferencë shtypi.

Ajo tha se mijëra njerëz duhet të largohen përpara se të vijë dimri, sepse luftimet kanë shkatërruar infrastrukturën e energjisë dhe ngrohjes.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.