Ukraina ka kapur një ushtar të plagosur të Koresë së Veriut, thotë Seuli NULL NULL 27.12.2024 09:04 27.12.2024 09:04 Koreja e Veriut besohet se ka dërguar më shumë se 10,000 ushtarë për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë Forcat ukrainase kanë kapur një ushtar të plagosur të Koresë së Veriut, i cili ishte dërguar për të mbështetur luftën e Rusisë, konfirmoi të premten agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut. Ushtari besohet të jetë i burgosuri i parë i luftës i Koresë së Veriut i kapur që nga dhjetori, kur Pheniani vendosi forcat për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Konfirmimi vjen pas një fotoje që qarkulloi në Telegram që pretendohet të tregojë ushtarin e plagosur Koreja e Veriut ka dërguar më shumë se 10,000 ushtarë për të ndihmuar Rusinë, sipas Kievit dhe Seulit – megjithëse Moska dhe Pheniani nuk e kanë konfirmuar dhe as mohuar praninë e tyre.