Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Uka që kreu ekzaminimin mjekoligjor: Liridona s’ka bërë vetëvrasje, s’ka përdorur armë

NULL NULL
06.10.2025 10:29

Mjeku ligjor Naim Uka, ka thënë ndër tjera para trupit gjykues se provat kanë konstatuar qartë se Liridona Ademaj është vrarë.

Ai u shpreh se pas ekzaminimit të trupit, është eliminuar mundësia që ajo të ketë përdorur ndonjë armë, transmeton klankosova.tv.

”Liridona s’ka bërë vetëvrasje”.

”Me raste të ngjashme, kur mungojnë të dhënat preliminare nga vendi i ngjarjes, gjatë kryerjes së autopsisë mjekoligjore, kryhen edhe ekzaminimet e detajuara të shuplakave të duarve të të ndjerit”.

”Edhe në këtë rast, kemi kryer ekzaminimet e duarve të të ndjerës, në mënyrë që, bazuar në praninë apo mungesën e faktorëve plotësues të qitjes dhe njollave, është eliminuar mundësia që ajo të ketë përdorur ndonjë armë apo të ketë shkaktuar vetëvrasje”.

”Mungesa e shtangimit kataliptik të gishti tregues është provë tjetër plotësuese që e plotëson konstatimin e parë”.

 

lajme të ngjashme