Uji “përmbyt” mëzetërit në një stallë në Vushtrri (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 21.11.2022 20:26 nga Flamur Gajtani 21.11.2022 20:26 Komuna e Vushtrrisë e shpalli gjendje të jashtëzakonshme pas reshjeve të shumta të shiut. Ani se gjendja e qetë momentalisht, sipas kryetarit të Komunës Ferit Idrizi, situata mund të përkeqësohet në rast se shiu nuk ndalet. Idrizi thotë se ekonomitë familjare për fat të mirë nuk u dëmtuan por vetëm rrugët dhe disa toka bujqësore. E përmbytjet në Samadrexhë bllokuan urën e fshatit për çka u vërshuan edhe rrugët që u bënë të pakalueshme që nga e diela. Nga ky bllokim, dikujt iu përmbyt edhe stalla me 30 mëzetër bashkë me ushqimin për ta. Gjendje e ngjashme ishte edhe në Nadakoc e Pestovë, buzë magjistrales Prishtinë-Mitrovicë.