Ujësjellësi lë pa ujë edhe zyrtarin e rregullatorit NULL NULL 04.05.2015 12:20 04.05.2015 12:20 Është shkyçur sot nga rrjeti i ujësjellësit rajonal “Prishtina” Ramiz Krasniqi, Kryesuesi i Departamentit të Administratës dhe Financave së zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizëm për shkak se ai i kishte borxh kësaj kompanie, 1 mijë e 216 euro si dhe ishte i kyçur ilegalisht në rrjet. Gjatë aksionit të shkyçjes të cilin e ka përcjellë Klan Kosova, Krasniqi ka thënë se KUR “Prishtina” po i bën shantazh për shkak se javë më parë ai pati akuzuar këtë kompani për vjedhje të konsumatorëve gjatë faturimit. Mirëpo, zyrtarët e ujësjellësit të kryeqytetit i kanë mohuar akuzat. Storien për shkyçjen e Krasniqit mund ta ndiqni në edicionin e lajmeve të orës 20:00/Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.