Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ujësjellësi i kryeqytetit me kontrata për shërbime, konsumatorët që nuk firmosin – shkyçen nga rrjeti

NULL NULL
04.03.2026 10:28

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se, duke filluar nga java e ardhshme, do të nisë procesin e nënshkrimit të kontratave për shërbimet e ujësjellësit me të gjithë konsumatorët e rrjetit.

Sipas ujësjellësit të kryeqytetit, me kontratën e shërbimeve të Ujit rregullohen marrëdhëniet juridike ndërmjet palëve kontraktuese, përkatësisht të drejtat dhe obligimet e ndërsjella.

“Kontrata përmban: Të drejtat dhe obligimet e palëve për shërbimet e ofruara; Të drejtat dhe obligimet e konsumatorit; Mënyrën e faturimit për shërbimet e ofruara; Procedurat për ankesa, kërkesa dhe shqetësime të konsumatorëve; Si dhe dispozita të tjera të bazuara në legjislacionin në fuqi. Të gjitha këto do t’i kumtohen drejtpërdrejt konsumatorit para nënshkrimit obligativ të kontratës për shërbime”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

“Ju lutemi të mos hezitoni nënshkrimin e kontratës për shërbime me KRU Prishtina sh.a., pasi mosnënshkrimi i saj mund të rezultojë në pengesa në realizimin e të drejtave dhe obligimeve të dyanshme, por do jipet edhe afat ligjor në mos të nënshkrimit të kontratës deri në shkyçje nga shërbimet ujësjellësit”.

 

lajme të ngjashme