Uiski Jack Daniel’s dhe lodra e qenve përballen në Gjykatën e Lartë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Uiski Jack Daniel’s dhe lodra e qenve përballen në Gjykatën e Lartë

NULL NULL
22.03.2023 22:56
jack daniel's uiski

Gjykata e Lartë e SHBA-së do të dëgjojë një çështje midis markës së uiskit Jack Daniel’s dhe një kompanie që prodhoi një lodër të ngjashme për qentë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Lodra e qenit thotë “Old No. 2 on your Tennessee Carpet“, ndërsa në shishen e uiskit shkruhet “Old No. 7 Tennessee Sour Mash Whisky“.

Jack Daniel’s pretendon se lodra cenon markën e saj tregtare.

Por prodhuesi i lodrave thotë se është një parodi e dukshme dhe duhet mbrojtur si liria e fjalës.

“Liria e fjalës fillon me lirinë për të tallur”, tha kompania e lodrave VIP Products LLC, në dokumentet e gjykatës.

Megjithatë, Jack Daniel’s tha se shakaja nuk është për të qeshur.

“Jack Daniel’s i do qentë dhe e vlerëson një shaka të mirë si të gjithë. Por Jack Daniel’s i pëlqen klientët e tij edhe më shumë dhe nuk dëshiron që ata të ngatërrohen ose ta lidhin uiskin e tij të mirë me jashtëqitjen e qenve”, shkroi në shkresat e gjykatës Lisa Blatt, avokate e Jack Daniel’s.

Dokumenti po ashtu thotë se kompania e lodrave në Arizona po përfitonte “nga vullneti i mirë i fituar me vështirësi nga Jack Daniel’s” dhe se po i ngatërronte konsumatorët, duke i detyruar ata të “lidhnin uiskin e Jack Daniel’s me jashtëqitjet”. Lodra kushton rreth 20 dollarë.