UEFA tregon pikat e forta të Shqipërisë NULL NULL 02.06.2016 15:41 02.06.2016 15:41 Mbrojtje solide, mesfushë e ngjeshur për të lënë sa më pak hapësira dhe një sulmues i deklaruar, për të tentuar që ti kapë rivalët në befasi. Kjo është mënyra e lojës me të cilën sipas UEFA-s, Shqipëria pritet të paraqitet në finalet e Euro 2016. Në ditët e fundit të përgatitjeve drejt Euro 2016, faqja zyrtare e Konfederatës Europiane të Futbollit parashikoi formacionet e mundshme të skuadrave pjesëmarrëse. Gjithçka duke u bazuar në skemat e përdorura më së shumti gjatë kualifikueset dhe miqësoreve të 24 përfaqësueseve finaliste. Për Shqipërinë e Gianni De Biasit skema më e përdorur mbetet 4-5-1, ku edhe variacioni taktik i trajnerit me rreshtimin 4-2-3-1 e mban praktikisht mesfushën tëngjeshur dhe me 5 lojtarë. Berisha në portë ka mbështetjen e Hysajt, Canës, Mavrajt e Agollit në mbrojtje. Në mesfushë Kukeli është gjithmonë përpara mbrojtjes për të thyer aksionet e kundërshtarëve. Taulant Xhaka përdoret si versatil, herë përkrah Kukelit dhe në disa raste në pozicion më të avancuar, ashtu si Abrashi. Nga krahët e mesfushës, Lenjani duket i paprekshëm në të majtën, Roshi në avantazh për krahun e djathtë, ndërkohë që Cikalleshi është favorit për një fanellë titullari, edhe pse së fundmi Armando Sadiku ka forcuar pozitat në ekip. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.