UEFA rikujton golin e Muriqit kundër Suedisë (VIDEO) NULL NULL 24.02.2026 18:52 24.02.2026 18:52 Një video e veçantë ka zënë vend në faqen zyrtare të UEFA-s në Facebook. Më saktësisht, bëhet fjalë për golin e Vedat Muriqit, të shënuar ndaj Suedisë në shtator të 2025-tës. Aksioni nis nga pritja e Aro Muriq dhe driblimi i Albion Rrahmanit drejt te Muriqi, i cili shënoi nga distanca në fitoren 2-0 ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”. “Dardanët” i pret një nga ndeshjet më të rëndësishme që nga pranimi në UEFA dhe FIFA. Kombëtarja e Kosovës më 26 mars do të përballet në Bratisllavë me Sllovakinë.