UEFA dënon Shqipërinë me 28 mijë euro NULL NULL 11.12.2024 21:25 11.12.2024 21:25 Federata Shqiptare e Futbollit është dënuar me 27 mijë e 750 euro nga FIFA për ndezjen e flakadanëve dhe hedhjen e sendeve në fushë. Dënimi vjen për ndeshjen Shqipëri-Çeki në Arenën Kombëtare më 16 nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve. “FSHF është gjobitur me 27, 750 euro për ndezjen e flakadanëve dhe hedhjen e sendeve në fushë”, thuhet në njoftimin e FShF-së. Më poshtë gjeni vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës së UEFA-së: Të gjobitet Federata Shqiptare e Futbollit me 2, 750 euro për ndezjen e flakadanëve. Të gjobitet Federata Shqiptare e Futbollit me 25, 000 euro për hedhjen e sendeve në fushë. Vlera totale e gjobës, prej 27, 750 euro duhet të paguhet brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.