UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen e kthimit të Ballkanit ndaj Klaksvikut NULL NULL 07.08.2022 14:53 07.08.2022 14:53 Ballkani dhe Klaksviku do të përballen në javën e ardhshme, në kuadër të ndeshjes së kthimit në Ligën e Konferencës. Ballafaqimi do të zhvillohet më 11 gusht, në stadiumin “Torsvollur”, të Torshavnit, transmeton Klankosova.tv. Përballja e parë përfundoi në të mirë të skuadrës së Suharekës, pasi triumfoi me rezultat 3-2. UEFA ka caktuar tashmë edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë, të cilët janë nga Gjeorgjia. Goga Kikacheishvili do të jetë gjyqtari kryesor, teksa ndihmësit e tij do të jenë Davit Gabisonia dhe David Chigogidze. Ndërkohë Irakli Kvirikashvili është caktuar si gjyqtar i katërt. /Klankosova.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 3 days