Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Udhëtimi i ëndrrave” mbeti i parealizuar për pushuesit gjermanë me aftësi të kufizuara, u mashtruan nga agjencioni

NULL NULL
07.06.2024 16:28

Një grup prej 18 personash me aftësi të kufizuara dhe katër kujdestarët e tyre nga Rostocku i Gjermanisë përjetuan eksperiencën më të keqe ndonjëherë.

Më 3 qershor, grupi ishte nisur për në plazhet e Antalias të Turqisë dhe kishin rezervuar paraprakisht hotelin për qëndrim.

Por në hotelin që gjendet në qytetin bregdetar të Larës, kur mbikëqyrësit deshën të bënin check-in në “Grand Park Lara”, zbuluan operatori turistik, FTI nuk kishte paguar për akomodimin!

Për shkak të rezervimit gjithëpërfshirës, ​​kujdestarët nuk kishin shumën e plotë 12 mijë euro me vete.

Kështu, mbikëqyrësit e saj iu drejtuan “Agjencisë së Udhëtimit Gehlsdorf” në Rostock.

Nëpunësja e agjencisë së udhëtimeve, Karin Scheunemann ishte e tronditur nga mënyra sesi trajtohej grupi i udhëtimit me aftësi të kufizuara. Ajo ofroi mbështetje të menjëhershme dhe madje rezervoi fluturimet e kthimit duke përdorur kartën e saj personale të kreditit.

Grupi më pas u kthye në aeroport, ku qëndroi atje gjatë natës, për t’u nisur në mëngjes për në shtëpi, shkruan Bild, përcjell Klankosova.tv

Had to spend the night at the airport in Antalya: Andre, Leif and Sandra (from left)

lajme të ngjashme