Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Udhëtarja britanike vetëvritet në aeroport

NULL NULL
18.10.2015 16:37

Udhëtarja britanike e cila kishte mbërritur nga Londra në Stamboll vetëvritet në tualetin e aeroportit “Atatürk” të Stambollit, raporton Anadolu Agency.

Sipas informacioneve të marra mësohet se qytetarët që kishin hyrë në një tualet në pjesën transit të Aeroportit “Atatürk” në Stamboll njoftuan autoritetet se kishin vërejtur se një person kishte varur veten.

Më pas ekipet e shëndetësisë pasi mbërritën në vendngjarje përcaktuan se udhëtarja, e identifikuar si Jacqueline Anne Sutton kishte humbur jetën.

Pas ekzaminimeve të policisë trupi i pajetë i saj u dërgua në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Theksohet se udhëtarja ishte nisur nga Londra në orën 22.00 dhe pasi kishte humbur avionin që do të nisej për në Erbil në orën 00.15 kishte kaluar në kriza nervore. Ajo duke vajtur në tualetin në pjesën e transitit kishte kryer aktin vetëvrasës.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.