Udhëtari thotë se autobusi kosovar është sulmuar afër Nishit NULL NULL 05.01.2024 23:16 05.01.2024 23:16 Huliganët serbë e kanë sulmuar një autobus të “Polluzha Tours” i cili ishte duke u kthyer nga Kosova për në Gjermani, sipas një udhëtari. Klankosova.tv ka arritur që të bisedojë me të, ku tha se sulmi ka ndodhur në afërsi të Nishit. “Në hyrje të Nishit na kanë gjuajtur me gurë, ku na kanë thyer xhamin përpara, e tash jemi duke e pritur autobusin tjetër”. “Lëndime s’ka pësuar askush, ndonëse jemi afër 60 persona në autobus. Tabelat e autobusit na i ka marrë policia, sepse me tabela RKS na kanë thënë se është rrezik që të vazhdojmë”, tha ai, njofton Klankosova.tv. Më tej, ai tha se policia serbe i ka thënë se duhet të presin 6 deri në 8 pasi ka kolona të gjata në Merdarë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 13 orë më parë