8:55, 20 Gusht 2019

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam ka njoftuar për planet për krijimin e një mekanizëm mbikëqyrës policor duke punësuar ekspertë jashtë shtetit për të ndihmuar hetimin e dhunës në protestat pro-demokracisë.

Ajo poashtu ka thënë se “menjëherë” do të krijojë një platformë për dialog me qytetarët dhe zgjidhjen e ankesave kundër policisë, pas një fundjave të protestave paqësore për të cilat ajo shpresonte se do të ishte fillimi i një qetësimi të situatës,.

“Puna do të fillojë menjëherë për të ndërtuar një platformë dialogu,” tha Lam.
“Shpresojmë që ky dialog të ndërtohet mbi bazën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë për të gjetur një rrugëdalje për Hong Kongun.”

Ajo tha se platforma do të jetë “e hapur dhe e drejtpërdrejtë” dhe qeveria do të arrijë tek njerëzit nga të gjitha sferat e jetës me prapavijë të ndryshme politike.

Rreth 1.7 milionë protestues organizuan një tubim paqësor të dielën një, javën e 11-të në një valë protestash masive që shpesh kanë përfunduar në përleshje të dhunshme midis policisë dhe protestuesve.

Autoritetet e Hong Kongut kanë përdorur gaz lotsjellës, plumba gome për të shpërndarë turmat në protestat e mëparshme. Qindra janë arrestuar që nga qershori.

Tensionet arritën një nivel të ri javën e kaluar me mbylljen e aeroportit të territorit, pas përleshjeve të dhunshme me policinë, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë