Udhëheqësit botërorë dënojnë sulmin rus në centralin bërthamor NULL NULL 4 months më parë 4 months më parë Udhëheqësit botërorë po akuzojnë Rusinë se po rrezikon sigurinë e një kontinenti të tërë pasi forcat e saj sulmuan një termocentral bërthamor dhe ndezën një zjarr. Një zjarr shpërtheu në centralin bërthamor të Zaporizhzhia – më i madhi në Evropë – pasi u sulmua nga Rusia. Shërbimet e Urgjencës të Ukrainës arritën të shuanin zjarrin, i cili shpërtheu në një ndërtesë jashtë perimetrit të uzinës, por autoritetet thonë se trupat ruse kanë kapur centralin, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Jonson tha se sulmi “i pamatur” i Rusisë mund të “kërcënojë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë Evropës”. Presidenti i SHBA Joe Biden i kërkoi Moskës të ndalojë aktivitetet e saj ushtarake rreth zonës, ndërsa kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se “sulmet e tmerrshme” nga Rusia “duhet të pushojnë menjëherë”.
Kosova Abdixhiku: S'e pati prioritet, Kurti përfundoi në tavolina dialoguese i papërgatitur 30.06.2022 22: 02