UBT prin si punëdhënësi më i madh në arsimin e lartë privat - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

UBT prin si punëdhënësi më i madh në arsimin e lartë privat

NULL NULL
23.01.2020 19:15

UBT prin si institucioni numër një për nga numri i stafit të punësuar, bazuar në raportin e publikuar së fundmi nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Nga 750 sa kanë qenë të punësuar në vitin 2018, UBT vitin e kaluar ka rritur numrin në rreth 1 mijë të punësuar, përfshirë staf akademik dhe administrativ.

Në bazë të raportit të MASHT-it dhe ASK-së, stafi i rregullt profesional në UBT, përbëhet nga 560 meshkuj dhe 225 femra, ndërkaq të angazhuar janë 24 meshkuj dhe 44 femra. Teksa, sipas këtij raporti, stafi administrativ në UBT, përbëhet nga 33 femra dhe 22 meshkuj.

Nga numri i përgjithshëm i stafit akademik të angazhuar, prej tyre 62 profesorë janë nga rajoni dhe profesorë ndërkombëtarë.

Po ashtu, në Kolegjin “Dukagjini” dhe Kolegjin “Arbëri”, institucione që janë nën ombrellën e UBT-së, janë të punësuar 58 staf akademik e administrativ.

Paralel me numrin e studentëve, edhe numri i stafit që punësohet në UBT vazhdon të rritet nga viti në vit, ku stafi i angazhuar ka grada të larta shkollimi dhe janë të përgatitur për të ndarë përvojat dhe ekspertizat e tyre profesionale me studentët.