Uber, me rekord të ardhurash, kalon edhe Facebook NULL NULL 11.05.2015 12:07 11.05.2015 12:07 Uber e kalon dhe Facebook-un. Aplikacioni për shërbimin e makinave me shofer, që u shërben taksistëve të pesë kontinenteve, vlen më shumë në botë; 50 miliardë dollarë. Vetë Facebook, para kuotimit, kishte arritur një nivel të tillë. Konsiderohet një vlerësim rekord që bazohet në raundin e ri të financimeve, ku Uber është ‘në shënjestër’. Pasi mblodhi miliona dollarë në dhjetor, Uber tani kërkon të bindë investitorët, duke i kërkuar 1.5-2 miliardë dollarë. Sipas Wall Street Journal, aplikacioni tenton të rrisë të ardhurat në 400 për qind apo 2 miliardë dollarë këtë vit. Fondet e reja do të financojnë zgjerimin që Uber kërkon të realizojë. Provë është vendosja në pjatë e 3 milionë dollarëve për ‘Here’, sistemi i hartave të Nokia-s, që e kërkon këtë sistem për të mos patur varësi totale nga Google për Google Maps. Në pesë vjet, Uber ka ecur para me një plan zgjerimi mjaft agresiv, duke arritur 250 tregje edhe falë 5 miliardë dollarëve borxhe e financime që ka siguruar nga investitorët. Me shifrën aktuale të të ardhurave, Uber vlen 50 apo më shumë miliardë dollarë, një shifër që thuhet se mund të rritet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.